Fushat kryesore të praktikës
E DREJTA ADMINISTRATIVE
Studio e Avokatisë ka njohuritë e duhura në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës administrative dukë përfaqësuar klientë që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me zgjidhjen në rrugë administrative të problemeve që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Zgjidhja e problemeve në këtë rrugë, sidomos me organet tatimore, doganore dhe atë të Ministrisë së Financave, Punës dhe asaj të Ekonomisë, shmang konfliktet e mundshme gjyqësore.
ARBITRAZHI
Duke synuar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të konflikteve të klientëve të saj, Studio parashikon dhe ofron përfaqësim në arbitrazh si kombëtar dhe ndërkombëtar. Stadi aktual në të cilin ka arritur zhvillimi i biznesit, kërkon përballjen me sfida profesionale dhe Studio është e mirë-përgatitur për këtë.
SHOQËRITË TREGTARE DHE FORMIMI ENTITETEVE LIGJORE
Një ndër fushat më të rëndësishme ku është e fokusuar puna e Studios është ajo në të drejtën tregtare dhe të biznesit. Ajo ju ofron klientëve të saj, shërbime të plota në përzgjedhjen e formës tregtare më të përshtatshme për të ushtruar aktivitetin e tyre, në procesin e regjistrimit, liçencimit dhe ushtrimit të aktiviteti të tyre. Po kështu mbulohen me sukses ndryshimi i formave organizative dhe strukturore të shoqërive, shndërrimet e tyre, bashkimet apo ndarjet. Studio e Avokatisë ka asistuar në themelimin e shumë shoqërive tregtare të suksesshme që operojnë në Shqipëri si dhe në hapjen e degëve, e zyrave të përfaqësimit të tyre.
KONÇENSIONET
Studio e avokatisë mbështet shumë klientë të saj, investitorë të huaj, gjatë procedurave të tenderimit dhe marrjen në koncesione të sektorëve strategjikë të ekonomisë në vend. Ajo është e specializuar dhe me përvojë në përgatitjen e dokumentacionit përkatës të garave, asistimin gjatë tenderit, negocimit dhe përfundimin e kontratave të koncesionit. Studio ka asistuar klientët në një sërë procesesh të rëndësishme konçesionare në fushën e prodhimit të energjisë.
E DREJTA PENALE
Studio e Avokatisë, ofron mbrojte për akuzat penale qe janë ngritur nga organi i akuzës ndaj klientëve të saj të përhershëm. Ajo është e përgatitur profesionalisht që t’iu ofrojë konsulencën e duhur kësaj kategorie klientësh, sidomos për veprat penale në fushën e biznesit, mashtrimeve financiare, taksave, doganave, sigurimeve e më gjerë. Ne kemi qenë përfshire në një numër të madh çështjes penale, në këtë fushë duke i mbrojtur klientët tanë të biznesit me sukses.
E DREJTA DOGANORE
Studio e Avokatisë, ofron konsulenca profesionale në fushën e së drejtës doganore. Ajo përfaqëson dhe mbron klientët si gjatë proçedurave administrative ashtu edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve në rrugë gjyqësore. Stafi i avokatëve është i mirë-përgatitur për këtë fushë të së drejtës dhe ndjek me kujdes ndryshimet e legjislacionit doganor si dhe të praktikës gjyqësore.
E DREJTA FAMILJARE
Studio e Avokatisë ka njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës familjare dukë përfaqësuar klientët e saj brenda dhe jashtë vendit, me zgjidhjen në rrugë gjyqsore të problemeve familjare në lidhje me zgjidhjen e martesës, kujdestarinë e fëmijëve, heqjen e zotësisë për të vepruar etj.
PRONËSIA INTELEKTUALE DHE INDUSTRIALE
Studio e Avokatisë, ofron shërbimin e kualifikuar në këtë drejtim jo vetëm në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e markave tregtare ose patentave pranë Zyrës së Regjistrimit të Markave Tregtare dhe Patentave, por dhe në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave mbi markat tregtare dhe të drejtave të autorit nëpërmjet gjykatës. Ajo ka përfaqësuar çështje të rëndësishme në këtë drejtim, duke zgjeruar praktikën gjyqësore dhe duke kontribuar në diskutimin e këtyre rasteve në auditorët e Shkollave të së Drejtës. Prej shumë vitesh, studio mban liçensën e përfaqësuesit të autorizuar të dhënë nga DPPM.
SIGURIMET DHE E DREJTA E PUNËS
Studio e Avokatisë ofron shërbime në fushën e së drejtës së punës, sigurimeve shoqërore e atë shëndetësore. Konsulenca për shërbime të tilla ju janë ofruar klientëve që bëjnë pjesë në komunitetin e biznesit në Shqipëri, si dhe për shumë OJF-ve, ambasadave dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.
E DREJTA DETARE
Studio e Avokatisë, ofron konsulenca profesionale në fushën e së drejtës detare. Ajo përfaqëson dhe mbron klientët si gjatë proçedurave administrative ashtu edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve në rrugë gjyqësore. Stafi i avokatëve është i mirë-përgatitur për këtë fushë të së drejtës dhe ndjek me kujdes ndryshimet e legjislacionit detar, konventave nderkombetare si dhe të praktikës gjyqësore.
PRONËSIA DHE SHITBLERJA E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Çështjet në fushën e së drejtës së pronësisë, përbëjnë një prej fushave me prioritet të mbuluar nga ana e Studios, nisur dhe nga vetë problematika e konflikteve të pronësisë që janë shfaqur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Këshillimi dhe përfaqësimi në fushën e pronësisë bëhet duke mbajtur parasysh parimet e vendosura nga legjislacioni vendas por dhe nën kuadrin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, me qëllim krijimin e një praktike të drejtë dhe afatgjatë. Studio mbështet klientët e saj me konsulencë profesionale gjatë gjithë procesit të shitblerjes së pasurisë së paluajtshme, deri në mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga konfliktet e pronësisë që përfundojnë në gjykatë. Studio ka një staf të përgatitur për të përballuar me profesionalizëm problemet që lindin në këtë fushë të së drejtës.
MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT TË GRUPEVE DHE SUBJEKTEVE TË BIZNESIT
Studio jonë mbulon probleme të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grupeve dhe subjekteve të ndryshme biznesit, duke përfshirë në mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, të procesit të rregullt ligjor, të dhënave personale, të konkurrencës dhe privacisë etj. Ky shërbim përfshin konsulencat, përfaqësimin në gjykatat vendase dhe deri me përfundimin e konfliktit pranë Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut.
ZGJIDHJA E MOSMARRVESHJEVE CIVILE, TREGTARE DHE ADMINISTRATIVE
Studio e Avokatisë që në fillimet e aktivitetit është dalluar për suksesin e saj dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në të shumtën e rasteve Studio mundëson zgjidhjen e konflikteve të natyrave të ndryshme jashtë rrugës gjyqësore çka sjell efikasitet në kohë dhe shpenzime për klientin. Në rastin e përfaqësimit të klientëve në sistemin gjyqësor (Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë si dhe ne Gjykatën Kushtetuese si dhe në arbitrazh) Studio udhëhiqet nga kriteret e profesionalizmit dhe ekonomizimit. Sipas statistikave të përfaqësimit në rrugë gjyqësore në të gjitha hallkat mbi 90% të rasteve të përfaqësuara, ajo i ka përfunduar me sukses. Me përvojën e saj Studio, ka ndihmuar në krijimin dhe forcimin e praktikës gjyqësore. Mbrojtja e klientëve nga ne përfundon me ekzekutimin e vendimit gjyqësor dhe atij të arbitrazhit.
E DREJTA TATIMORE
Studio e Avokatisë, ofron një shërbim tepër të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor. Ajo ka kontribuar në përsosjen e legjislacionit tatimor në Shqipëri, duke ofruar konsulencat e saj për komunitetin e biznesit që operon në Shqipëri. Ajo ka dhënë kontributin e saj në përmirësimin dhe përsosjen e legjislacionit tatimor. Studio merr përsipër zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj, jo vetëm në rrugë gjyqësore, por edhe në atë administrative. Në këtë të fundit ajo ka qenë shumë e suksesshme dhe shumë e pëlqyer nga komuniteti i biznesit.
Emigracioni & Ligji Shtetësisë
Avokatët tanë u ofrojnë klientëve një gamë të plotë shërbimesh ligjore për imigracionin dhe natyralizimin, të cilat janë krijuar me kujdes për të pasqyruar qëllimet dhe objektivat e secilit klient.
Praktika jonë ligjore është rritur duke përfshirë përfaqësimin e klientëve tanë shumëkombëshe në aplikimet globale për viza, punë dhe leje qëndrimi.
Studio Ligjore Tivari përbëhet nga avokatë të kualifikuar për shtetësinë shqiptare dhe ekspertë ligjorë për aplikimin për nënshtetësinë shqiptare.
Ne asistojmë për Shtetësinë Shqiptare dhe kemi më shumë se 10 vite përvojë në programin e Asistencës për Shtetësinë Shqiptare.
Studio ligjore Tivari përbëhet gjithashtu nga avokatë të kualifikuar të imigracionit dhe ekspertë ligjorë për aplikimet për viza.
Praktika jonë ligjore është rritur duke përfshirë përfaqësimin e klientëve tanë shumëkombëshe në aplikimet globale për viza, punë dhe leje qëndrimi.
Studio Ligjore Tivari përbëhet nga avokatë të kualifikuar për shtetësinë shqiptare dhe ekspertë ligjorë për aplikimin për nënshtetësinë shqiptare.
Ne asistojmë për Shtetësinë Shqiptare dhe kemi më shumë se 10 vite përvojë në programin e Asistencës për Shtetësinë Shqiptare.
Studio ligjore Tivari përbëhet gjithashtu nga avokatë të kualifikuar të imigracionit dhe ekspertë ligjorë për aplikimet për viza.
Aktualitet
Heqja e Dekretit të Dëbimit (Espulsi - Espulso - Apellas)
Studio Ligjore TIVARI e njohur nga Institucionet Shqiptare dhe Ndërkombëtare ofron ndihmë ligjore (Avokatore) në zgjidhjen e çështjes suaj brenda një afati të shkurtër duke ju dhënë një zgjidhje efektive.
Në bazë të Ligjit:
1. Edhe pse ka mbaruar afati i dëbimit ju duhet të vazhdoni
procedurën ligjore për fshirjen e këtij Dekret dëbimi
(Espulsit) nga sistemi SIS.
2. I huaji i dëbuar mund të rihyjë në shtetin e zonës Shengen, edhe përpara se të ketë marrë fund periudha e ndalimit të ardhjes.
Studio ligjore “TIVARI” merr përsipër procedurën ligjore për të dyja rastet e cituara më sipër për të gjithë shtetet e zonës Shengen.
Studio Ligjore TIVARI e njohur nga Institucionet Shqiptare dhe Ndërkombëtare ofron ndihmë ligjore (Avokatore) në zgjidhjen e çështjes suaj brenda një afati të shkurtër duke ju dhënë një zgjidhje efektive.
Në bazë të Ligjit:
1. Edhe pse ka mbaruar afati i dëbimit ju duhet të vazhdoni
procedurën ligjore për fshirjen e këtij Dekret dëbimi
(Espulsit) nga sistemi SIS.
2. I huaji i dëbuar mund të rihyjë në shtetin e zonës Shengen, edhe përpara se të ketë marrë fund periudha e ndalimit të ardhjes.
Studio ligjore “TIVARI” merr përsipër procedurën ligjore për të dyja rastet e cituara më sipër për të gjithë shtetet e zonës Shengen.